Mala: Shpresoj që të kemi nga këto gjërat të bukura edhe ndaj Tiranës

Futboll

Mala: Shpresoj që të kemi nga këto gjërat të bukura edhe ndaj Tiranës

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 19:46
Mala: Shpresoj që të kemi nga këto gjërat të bukura edhe ndaj Tiranës

Esat Mala ishte një nga më të dalluarit në triumfin 4-0 ndaj Skënderbeut. Talenti i kuq realizoi një asist dhe një eurogol në këtë takim, teksa në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli” , shpreh:

DERBI- “Jam shumë i lumtur për realizimet. Tirana është ndeshja e radhës, shpresojmë që të kemi nga këto gjerat e bukura edhe ndaj Tiranës”.

ÇFARË KA NDRYSHUAR DAJA- Rritmi është faktor kryesor që ka ndryshuar. Kemi ndryshuar rritmini e stërvitjes dhe ndeshjes. Fryma e grupit gjithashtu ka ndryshuar. Jemi në një situatë konforte.  E dimë që këta lojtarë jemi, po bëjmë maksimumin dhe jemi aty ku duhet të jemi.

PENALLTIA E PRETENDUAR? Kishte kontakt sot më shumë se ndeshjen e kaluar. Duhet ta shikoj edhe njëherë. Për mendimin tim ishte, por duhet ta shikojmë më qartë. Ndeshjen e ardhshme do të bërtas.

REVANSH PAS 5-1 NË DERBI? Na kënaqin 3 pikë si 1-0 dhe 5-0 nuk është problem. Po qe mundësi pse jo, por me 3 pikë jemi të kënaqur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat