Griezmann: Nuk ishim në dijeni çfarë Messi kishte përgatitur, ishte befasi e bukur

Futboll

Griezmann: Nuk ishim në dijeni çfarë Messi kishte përgatitur, ishte befasi e bukur

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 20:29
Lionel Messi

Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann ka zbuluar se askush nga skuadra nuk ishte në dijeni që bashkëlojtari Lionel Messi do nderonte legjendën argjentinase, Diego Maradona.

Messi pas golit të shënuar festoi si Maradona me fanellën e këtij të fundit të Newells Old Boys, derisa pastaj u ndëshkua me të verdhë.

Sidoqoftë, francezi ka bërë të ditur se askush nuk ishte në dijeni për këtë befasi të bukur.

“Nuk e dinim çfarë Messi kishte përgatitur për të nderuar Maradonan, ishte befasi e bukur”, tha ai.

Barcelona mposhti Osasunën me rezultat bindës 4 – 0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat