​Rezultatet negative, Mikel Arteta flet rreth largimit nga Arsenali

Futboll

​Rezultatet negative, Mikel Arteta flet rreth largimit nga Arsenali

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 09:32
​Rezultatet negative, Mikel Arteta flet rreth largimit nga Arsenali

Arsenali po kalon nëpër një periudhë shumë negative sa i përket rezultateve dhe humbja e fundit në kampionat kundër Wolverhamptonit ishte shumë e rëndë për “Gunners”.

Kjo ka bërë që të rriten zërat për një shkarkim të mundshëm të trajnerit Mikel Arteta dhe në lidhje me këtë çështje ka folur edhe vet tekniku.

“Në ditën kur vendosa të bëhem trajner, e dija që një ditë edhe do të shkarkohem ose do të largohem nga klubi. Nuk e dija nëse do të ishte një dit pas nënshkrimit të kontratës, një muaj, një vit apo gjashtë muaj. Nuk jam brengosur kurrë rreth kësaj çështje.”, tha Arteta pas humbjes të Dielën, përcjell KosovaPress.

“Problemi im i vetëm është që të nxjerr më të mirën nga lojtarët, t’i shërbej sa më mirë klubit dhe të bëhem gjithnjë e më i mirë. Po e them përsëri, në këtë profesion, një ditë do të shkarkohesh ose do të largohesh nga klubi.”, tha në fund Arteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat