Gjimshiti: Tek Atalanta ka cilësi, më ka ndihmuar të rritem

Futboll

Gjimshiti: Tek Atalanta ka cilësi, më ka ndihmuar të rritem

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 16:10
Berat Gjimshiti

Në vigjilje të sfidës ndaj Midtjylland është shfaqur në konferencë për shtyp mbrojtësi shqiptar i Atalantës, Berat Gjimshiti, i cili ka folur për këtë ndeshje dhe fatin e zikaltërve në Champions, ku janë pranë kualifikimit për më tej.

Rritja e Gjimshitit – Unë nuk jam ai që lexoj gazeta të ndryshme, sigurisht jam rritur shumë. Nga janari bëj 5 vite në Itali, është një kampionat që gjithashtu të bën të rritesh mendërisht. Tani është viti i tretë që jam këtu me trajnerin, mendoj se jam rritur. Ka cilësi në këtë ekip, kjo të ndihmon të rritesh.

Përjetimi i rezultateve – Rezultatet që kemi bërë kohët e fundit janë prej dëshirës që kemi treguar. Jemi të nxehur pas sfidës të së shtunës, por më mirë të shohim përpara. Kemi punuar për kompaktësinë e kësaj mbrojtjeje, pasi është forca jonë. Në ndeshjet e fundit kemi luajtur mirë, ndaj Veronës kemi bërë dy gabime të pafalshme, por do të rikuperohen pas mësimit që morëm.

Midtjylland – Kemi gabuar ndaj Veronës, por tani kemi objektiv ndeshjen e Champions-it, pasi duhet të përballemi në kushtet më të mira të mundshme”, përfundon fjalën e tij Berat Gjimshiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat