Muller, Boateng dhe Hummels pritet të rikthehen te Gjermania

Futboll

Muller, Boateng dhe Hummels pritet të rikthehen te Gjermania

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 22:50
Thomas Mullerin, Jerome Boatengun dhe Mats Hummlesin

Joachim Low do të vazhdojë të jetë trajner i Gjermanisë edhe për Kampionatin Evropian që luhet në verën e vitit 2021.

Die Mannschat konfirmuan se kanë besim të plotë në strategun e tyre, edhe pse humbën 6-0 nga Spanja në Ligën e Kombeve.

Por, sipas saj që raporton Sport1, Low do t’i bëjë disa ndryshime në skuadrën e Pancirëve, duke rikthyer Thomas Mullerin, Jerome Boatengun dhe Mats Hummlesin.

Tre veteranët munguan në takimin ndaj Furisë së Kuqe, pasi trajneri i Gjermanisë kishte menduar se koha e tyre ka kaluar.

Mirëpo, sipas mediumit gjerman, tre lojtarët do të rikthehet në formacion, për të ndihmuar kombëtaren që të fitojë Kampionatin Evropian. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat