Drita kundër Llapit

Futboll

Drita kundër Llapit

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 12:19
Drita kundër Llapit

Ndeshja e mbetur e javës së parë në Superligën e Kosovës në futboll, Drita – Llapi do të zhvillohet këtë të enjte nga ora 13:00.

Ky takim ishte dashur të zhvillohet në javën e parë të stinorit vjeshtor por u shty për shkak të angazhimeve të Dritës në arenën ndërkombëtare.

Takimi ishte paraparë të zhvillohet edhe në nëntor por u shty me kërkesë të Llapit pasi kishte disa futbollistë të angazhuar në ekipin e Kosovës U21.

Padyshim ky duel po pritet me shumë kureshtje.

Drita duhet medoemos të fitojë për ta ruajtur hapin me Ballkanin, derisa Llapi është duke e kërkuar edhe mëtutje rikthimin e formës dhe sigurimin e ekzistencës pasi është në një pozitë aspak të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat