Barcelona po interesohet nga afër për Haaland

Futboll

Barcelona po interesohet nga afër për Haaland

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 15:57
Barcelona po interesohet nga afër për Haaland

Barcelona është duke shikuar nga afër formën e yllit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Norvegjezi padyshim është një ndër talentët më të rinj në futboll dhe është në formë tejet të frikshme.

Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, Barcelona së bashku me Manchester Cityn, Unitedin, Juventusin dhe PSG-në e duan Haaland.

Sidoqoftë, Barcelona nuk ka para që të transferojë Haaland në verë, meqenëse gjiganti gjerman kërkon hiq më pak se 100 milionë euro.

Haaland këtë edicion ka realizuar 17 gola në 14 paraqitje, derisa të kaluarin shënoi 44 gola në 40 ndeshje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat