Baki Berisha - veprimtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës 

Futboll

Baki Berisha - veprimtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 18:13
Baki Berisha - veprimtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës 

Të jesh veprimtar sportiv në vitet e 90-ta, ka qenë sikur të jesh një luftëtar në vijën e parë të frontit kundër okupatorit serb!

Sportistët dhe sportistet, të gjithë ishin të një fjale, të vdekur po por të dorëzuar kurrë para armikut.
Baki Berisha i takon Gjeneratës së Republikës. 

Ai ka qenë veprimtar i dalluar sportiv. Në periudhën e kohës së pavarësimit të futbollit të Kosovës (në verën e vitit 1991) nga ai ish jugosllav dhe të Serbisë, Berishën e gjen në krye të detyrës, në shërbim të sportit dhe të shtetit të Kosovës. 

Ai ka qenë sekretar i klubit të futbollit 2 Korriku nga Prishtina nga viti 1991 deri në vitin 1994, pa llogaritur edhe katër vite të mëhershme (1987-1991), pa u shpërbë ish RFSJ-ja.

Përveç si veprimtar sportiv dhe i guximshëm deri në pikën e fundit, ai punoi edhe gazetar sportiv në gazetën e përditshme të asaj kohe, “Bujku” (“Rilindja”), duke informuar opinionin sportiv dhe shumë herë ka qenë halë në sy për regjimin kriminal serb, për shkak se shkruante artikuj të guximshëm për sportin e Republikës së Kosovës.

Berisha si mijëra sportistë shqiptarë, asnjëherë nuk u ndal duke punuar me zell të shtuar në kushte dhe rrethana të rënda në periudhën 1991-1999, në anën tjetër iu kundërvu fuqishëm milicisë serbe. 

Sot jeton një jetë të qetë, punon në administratën e FFK-së dhe është krenar për sakrificën që ka bërë në periudhën kur jeta në çdo sekondë ishte e rrezikuar nga bandat dhe milicia e pushtuesit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat