Sot derbi shqiptar, formacionet e mundshme

Futboll

Sot derbi shqiptar, formacionet e mundshme

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 13:53
Sot derbi shqiptar, formacionet e mundshme

Derbi i kryeqytetit rikthehet mbrëmjen e sotme. Tirana dhe Partizani zbresin në fushën e blertë të “Air Albania Stadium” prej orës 18:00. Motivimi është maksimal, ndryshe nga gjendja e fushës ku do të luhet ndeshja.

Mungojnë tifozët, qershia mbi tortë e një shfaqjeje spektakolare që zakonisht merr vëmendjen e gjithë sportdashësve anembanë vendit. Tani të gjithë duhet të ulen para TV-ve dhe të shohin vetëm spektaklin e fushës, nëse do ketë.

Tirana nuk shkon në derbi në kushtet më të mira, për shkak të situatës me dëmtimet dhe prej rezultateve jo të mira në këtë fillim sezoni. Ndryshe është atmosfera te Partizani i Dajës, që ndan kreun me Vllazninë.

Trajnerët ndërkohë kanë menduar edhe për rreshtimet. Te Tirana është Torassa që ka pasur probleme dhe e mban “varur” formacionin. Nëse argjentinasi do të jetë gati, atëherë Muçi luan në sulm dhe Sasracku sakrifikohet. Te Partizani ndërkohë nuk pritet të ketë ndryshime nga ndeshjet e tjera. Sa i takon gjyqtarit të ndeshjes, ai do të jetë Juxhin Xhaja.

Tirana-Partizani, formacionet e mundshme

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Najdovksi, Hoxhallari, Ismajlgeci, Batha, Gyamfi, Danso, Torassa, Halili, Mucci. Trajner: Nevil Dede

PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Kote, Broja, Bardhi, Solomon, Mala, Cardoso. Trajner: Ilir Daja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat