Cristiano Ronaldo në aksident të rëndë trafiku? Faqja franceze fshin lajmin tronditës

Futboll

Cristiano Ronaldo në aksident të rëndë trafiku? Faqja franceze fshin lajmin tronditës

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Gjatë mbrëmjes së kaluar në rrjetin social Twitter, u publikua një lajm për një aksident të rëndë të Cristiano Ronaldos.

Faqja franceze e sportit “Footballogue”, faqe që ka mbi një milion ndjekës, publikoi lajmin për aksident të rëndë të Cristiano Ronaldos, i cili sipas artikullit ndodhej në gjendjes mes jetës dhe vdekjes. Faqja thirrej në burimet e gazetës italiane, La Gazzetta dello Sport, e cila në fakt nuk kishte shkruar asgjë mbi këtë.

Lajmi u fshi pas 15 minutave por jo para se të shkaktonte një tronditje në gjithë rrjetin, ku burime të ndryshme pastaj e demantuan si “fake news”.

Image

Ky lajmi i rrejshëm shkaktoi një panikë totale tek fansat e futbollit, teksa u konfirmua si i rrejshëm vetëm pak momente më vonë.

Footballogue ka kërkuar falje për lajmin e rrejshëm të publikuar nga faqja e tyre këtë mengjes, duke thënë se gjatë mbrëmjes së kaluar faqja e tyre ishte hakuar.

Image

 

“Ne ishim viktimë e një sulmi kibernetik mbrëmjen e kaluar. Kërkojmë falje për lajmin e rrejshëm të publikuar nga faqja jonë. Kemi ndërmarr hapa të menjëhershëm të zbulojmë se si ndodhi kjo gjë”.

Kujtojmë që Cristiano Ronaldo është shëndosh e mirë, dhe sot e luan derbin e Torinos, me fillim nga ora 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat