Atletico fiton kundër Valladolidit, merr kryesimin në La Liga

Futboll

Atletico fiton kundër Valladolidit, merr kryesimin në La Liga

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 21:03
Foto Ilustrim

Atletico de Madrid ka mposhtur në Wanda Metropolitano skuadrën e Valladolidit me rezultat 2-0, një rezultat i mjaftueshëm ky që skuadra e Diego Simeones ta merr kryesimin në La Liga 

Atletico Madrid ka fituar kundër Real Valladolid për të marrë kështu kryesimin në La Liga.

Pjesa e parë e ndeshjes, që u zhvillua në Ëanda Metropolitano, përfundoi e barabartë dhe pa gola, derisa në këtë ndeshje nga minuta e parë u paraqit Luis Suarez, i cili sapo është shëruar nga koronavirusi.

Në pjesën e dytë Atletico ishte shumë më e mirë dhe arriti që të shënoi dy herë.

Fillimisht ishte Thomas Lemar që shënoi në minutën e 56-të pas asistimit të Trippier.

Suarez u largua nga ndeshja në minutën e 63-të për t’i lënë vend mesfushorit defansiv të Atletico, Kodogbia.

Goli i fundit në këtë ndeshje u shënua në minutën e 72-të nga Llorente dhe përsëri asistues ishte ish asi i Tottenham, Tripper.

Kjo fitore e bën lider Atleticon të La Ligas me dy pikë më shumë se Real Sociedad pas 10 xhirove.

Kujtojmë se Atletico ka një xhiro më pak të zhvilluar se sa Real Sociedad.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat