Leonardo jep lajmin e madh për Mbappen

Futboll

Leonardo jep lajmin e madh për Mbappen

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 11:42
Leonardo jep lajmin e madh për Mbappen

Ky është lajmi i merkatos që po merr gjithnjë edhe më shumë formë prej disa ditësh. Pas fjalëve të Neymar në fundin e ndeshjes së Champions League, me brazilianin që ka shprehur dëshirën për të luajtur përsëri me Pleshtin, zërat për një transferim të argjentinasit në Paris janë shtuar.

Në lidhje me këtë ka folur edhe Leonardo, drejtori sporitv i francezëve:

“Fjalët e Neymar? E ka intervistuar një gazetar argjentinas, kështu që është normale që të flasësh për Messi-n nëse bën një intervistë në Argjentinë”, ka thënë Leonardo.

“Duhet të tregojmë respekt. Messi është një lojtar i Barcelona-s. Ne nuk jemi të lumtur kur flasin për lojtarët tanë, atëherë nuk duhet të merremi me lojtarët e të tjerëve. Nuk është momenti për të menduar për merkaton”.

“Jemi të kënaqur me atë që kemi bërë dhe me ekipin që kemi. Sot është kështu, ka shumë respekt për Messi-n dhe për Barcelona-n, nuk është momenti për të folur”.

Më pas, në lidhje me rinovimin e Mbappe: “Po flasim,  ka dëshirë për të folur, mendoj se ka dëshirë edhe ai. Tani është momenti për të patur një ide më të qartë për të ardhmen, mendoj se kemi bërë hapa përpara në krahasim me 10-15 ditë më parë”.

Francezi është në qendër të shumë zërave që e japin drejt Real Madrid-it, por Paris Saint-Germain duket se ka ndërmend ta blindojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat