Barcelona po e përjeton fillimin më të keq

Futboll

Barcelona po e përjeton fillimin më të keq

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 13:41
Barcelona po e përjeton fillimin më të keq

Barcelona e ka regjistruar fillimin më të keq të sezonit në La Liga që prej sezonit 1987/88, pas humbjes 2:1 kundër Cadiz të shtunën.

Skuadra e Ronald Koeman i ka vetëm 14 pikë pas 10 ndeshjeve të para këtë sezon, më pak se çdo sezon tjetër pas kaq ndeshjeve në 33 vjetët e fundit.

Hera e fundit kur Barcelona mori më pak se 14 pikë në 10 ndeshjet e para ishte sezoni 1987/88 kur i kishte grumbulluar vetëm 13 sosh.

Cadizit, skuadrës që e ka mposhtur edhe Real Madridin edhe Barcelonën këtë sezon pasi u promovua në La Liga, iu dhuruan tri pikë nga mbrojtja e dobët e Barçës të shtunën, e cila ia mundësoi Alvaro Negredos ta shënojë golin e triumfit në minutën e 63-të.

Barça e kishte barazuar rezultatin falë një autogoli nga vetëm gjashtë minuta më herët se Negredo të shënonte.

Ky rezultat e lë skuadrën e Koemanit në vendin e shtatë në renditjen tabelore të La Ligës – 12 pikë prapa liderit Atletico Madrid, i cili mbetet klubi i vetëm që nuk ka pësuar humbje deri tani këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat