Presidenti i FFK-së takoi kryetarin e Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane

Futboll

Presidenti i FFK-së takoi kryetarin e Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 17:19
Presidenti i FFK-së takoi kryetarin e Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në kuadër të vizitave në disa vende të Evropës, aktualisht ndodhet në Gjermani, me ç’rast pati takim shumë pozitiv dhe me interes me Unionin e Bizneseve Shqiptare-Gjermane.

Pas darkës së mbrëmshme, ku u diskutuan shumë mundësi bashkëpunimi, sot pati edhe një takim tjetër me kryetarin e këtij Unioni, z. Nazmi Viqa dhe anëtarët e Kryesisë së këtij Unioni,  Zenun Krasniqi dhe Remo Rashica.

Në këtë takim pika kryesore e diskutimit ishte mundësia e bashkëpunimit me qëllimin e vetëm që të ndihmohet futbolli i Kosovës dhe të krijohen kushte sa më të mira për zhvillimin e futbollit në Kosovë.

Me këtë rast, zyrtarët e Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane falënderuan përzemërsisht Ademin për këtë vizitë dhe premtuan përkrahje për futbollin tonë, kurse edhe presidenti Ademi i falënderoi ata për ndihmën e pakursyer dhënë Kosovës në përgjithësi e sportit në veçanti.

Në këtë takim u diskutua edhe për angazhimin e këtij Unioni që nëpërmjet autoritetit të vet të ndihmojë FFK-në në procesin e regrutimit të futbollistëve të shumtë kosovarë që janë në Gjermani, për t’iu bashkuar ekipeve kombëtare të Kosovës. Paraprakisht FFK-ja dhe Unioni i Bizneseve Shqiptare- Gjermane patën nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit për disa projekte, realizimi i të cilave do të fillojë nga viti i ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat