Deklarata e bujshme… “Cassano është lojtari më i mirë italian i të gjitha kohërave”

Futboll

Deklarata e bujshme… “Cassano është lojtari më i mirë italian i të gjitha kohërave”

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 06:12
Antonio Cassano

Antonio Cassano vendosi të tërhiqej nga futbolli në vitin 2018. Ai luajti për klube si Bari, Roma, Real Madridi, Sampdoria, Milan, Inter dhe Parma duke shënuar 112 gola në 400 ndeshje të Serie A. Ai gjithashtu shënoi 10 gola në 39 paraqitje me ekipin kombëtar të Italisë.

Edhe pse për shumë FantAntonio është një “i luajtur mendsh”, agjenti italian Beppe Bozzo ka pretenduar që është lojtari më i mirë italian i të gjitha kohërave, më i mirë se legjendat Roberto Baggio, Alessandro Del Piero dhe Francesco Totti.

Bozzo shërbeu si agjent i Cassanos gjatë karrierës së tij si lojtar, duke e ndihmuar në shumë transferime në klube të ndryshme.

Në një intervistë për Tuttosport, Bozzo shtoi se Cassano ishte lojtari më i mirë italian i të gjitha kohërave.

“Ai ishte lojtari më i fortë italian i të gjitha kohërave, gjithashtu superior ndaj Tottit, Baggios dhe Del Pieros. Më vjen keq që ai nuk e fitoi Topin e Artë, dikush me talentin e tij do ta kishte merituar atë”, ka thënë fillimisht Bozzo.

“Njerëzit priren të harrojnë se ai fitoi shumë ndeshje i vetëm, me marifete dhe goditje që do të shikonit vetëm në Play Station”.

“Ai u nënvlerësua sepse nuk kishte kurrë shtyp të mirë. Nëse ai do të kishte qenë në dispozicion të mediave siç ka qenë që kur doli në pension, ai do ta kishte shtrirë karrierën e tij dhe ndoshta do të vazhdonte të luante”, përfundoi agjenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat