Ibra: Jam shumë i motivuar, dua të luaj me një Maldini tjetër

Futboll

Ibra: Jam shumë i motivuar, dua të luaj me një Maldini tjetër

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 16:16
Zlatan Ibrahimoviç

Nuk po arrin të luajë në fushë për shkak të një dëmtimi, por Zlatan Ibrahimoviç ka ditur të zërë sërish faqet e para të mediave, këtë herë me batutat e tij në një intervistë të dhënë për prestigjozen britanike BBC.

Duke folur për rikthimin te Milani në moshën 38-vjeçare, gjiganti suedez pranoi vitet që i peshojnë mbi supe dhe theksoi se ndihet sikur ka luajtur me breza të ndryshëm, veçanërisht kur sheh të stërvitet në krah të djalit të Paolo Maldinit.

“Ndihem sikur kam qenë këtu për disa breza të ndryshme. Kam luajtur kundër Paolo Maldinit dhe tani djali i tij është një shok skuadre. Ndoshta, unë mund të luaj edhe me djalin e Daniel, do të ishte mrekulli”, ka thënë me shaka Ibrahimovic.

Gjiganti suedez më pas tregoi se ishte pikërisht situata e vështirë e Milanit, ajo që e shtyu më shumë të rikthehet te kuqezinjtë, teksa theksoi se shokët e tij të skuadrës duhet të mbajnë në mendje faktin që nuk kanë fituar ende asgjë.

“Është një sfidë ndryshe, është një sfidë që më pëlqen, sepse kur ata thonë se është shumë e vështirë, është pothuajse e pamundur dhe këtu unë ndihem i gjallë. Nëse mund të kem sukses dhe nëse jam në gjendje të bëj atë që mendoj se mund të bëj, ndjenja është e mahnitshme sepse është një arritje më e madhe sesa të vish në një top ekip që tashmë është në maje. Jam shumë i motivuar. Jemi duke bërë një sezon të mirë, por ende nuk kemi fituar asgjë dhe këtë duhet ta mbajmë në kokë të gjithë, pasi nëse në fund nuk merr trofe, loja e bukur dhe paraqitjet e mira nuk vlejnë fare”, u shpreh Ibra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat