Lampard i pakënaqur me humbjen ndaj Everton

Futboll

Lampard i pakënaqur me humbjen ndaj Everton

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 10:25
Lampard

Dje u luajt ndeshja ndërmjet Everton dhe Chelsea e vlefshme për xhiron e 12-të të Premierlgiës.

Everton mirëpriti për herë të parë rreth 2 mijë tifozë në stadium, dhe pas lojës edhe trajneri i tyre, Carlo Ancelotti u shpreh tejet i kënaqur me rikthimin e tyre.

Everton mposhti Chelsean, me rezultatin 1-0, goli i vetëm u shënua nga Gylfi Sigurdsson nga penaltia.

Ndërkohë, Lampard duke folur në konferencën për shtypin pas lojës, shprehu pakënaqësinë e tij por dha mendimet e tij edhe për titullin kampion.

“Nuk ishte paraqitja jonë më e mirë, 20 minutat e parë ishin qelësi i lojës dhe mund ta shihja këtë”, tha 42 vjeçari.

“Nuk ishim mjaftueshëm të mirë, për nivelin tonë, kjo nuk mjafton dhe ne nuk treguam se çfarë mund të bëjmë”, tha ai.

Ai foli edhe për gabimin e portierit, Edouard Mendy, i cili doli nga porta dhe shkaktoi penaltinë.

“Ai ka qenë i mrekullueshëm që nga transferimi i tij, dhe do i lejoj këtë gabim. Nuk e kaluam këtë test, por do ta kalojmë në të ardhmen’, tha Frank Lampard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat