Broja infektohet nga COVID-19, e përfundon vitin para kohe

Futboll

Broja infektohet nga COVID-19, e përfundon vitin para kohe

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 12:35
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Armando Broja

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Armando Broja ka rezultuar i prekur nga koronavirusi në tamponin e kryer ditën e djeshme dhe nuk do të jetë në dispozicion të Vitesses për sfidën e sotme përballë Herenveen.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi holandez, që ka publikuar formacionet e ndeshjes së mesditës së sotme dhe ka konfirmuar se Broja mungon në 11-shen bazë por edhe në pankinë, pasi ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Sulmuesi 19-vjeçar u huazua nga Chelea te Vitesse gjatë merkatos së verës dhe deri tani ka luajtur 10 ndeshje me klubin holandez, duke u bërë protagonist edhe me 5 gola të shënuar, ndërsa në javët e fundit ishte shndërruar në titullar të padiskutueshëm.

Megjithatë infektimi me koronavirus mund të ketë mbyllur para kohe vitin për Brojën, duke qenë se ndeshjen e fundit për 2020-ën Vitesse do të luajë më 23 dhjetor, pra pas 10 ditësh dhe vështirë se sulmuesi do të rikuperohet para asaj date.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat