Broja merr lajmin e keq para ndeshjes në kampionat

Futboll

Broja merr lajmin e keq para ndeshjes në kampionat

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 13:13
Broja merr lajmin e keq para ndeshjes në kampionat

Broja merr lajmin e keq para ndeshjes në kampionat!

Armando Broja ka marrë një lajm shumë të keq, teksa vetëm pak minuta para ndeshjes me Herenven në kampionat, ka zbuluar se është pozitiv me koronavirus.

Në këtë situatë, sulmuesi i Kombëtares është detyruar të largohet nga pjesa tjetër e skuadrës së Viteshes, për tu izoluar në shtëpi deri sa nga trupi i tij të largohet virusi.

Shqiptari po kalonte një formë të shkëlqyer me Viteshen në kampionat, ku ishte një titullar i padiskutueshëm, por virusi e ka detyruar atë të largohet për pak kohë nga skuadra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat