Sylejmani shënon për fitoren e Hannoverit

Futboll

Sylejmani shënon për fitoren e Hannoverit

Nga: K.G. Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 20:24
Sylejmani shënon për fitoren e Hannoverit

Valmir Sylejmani nga Kosova, është protagonist i fitores së Hannoverit, me rezultat 2:0 kundër Bochum.

Në minutën e 2-të, Sulejmani kalon në epërsi ekipin e tij, ndërsa futbollisti Ducksch në minutën e 59-të, nga penaltia vulos fitoren (2:0). 

Futbollisti shqiptar u paraqit standard, duke treguar lojë mjaft të mirë dhe u zëvendësua në minutën e 46-të. 

Pas javës së 12-të, Hannoveri renditet në pozitën e 11-të me 16 pikë apo katër me pak se Bochum që mban vendin e katërt në klasifikim.

Megjithatë, për Hannoverin është fitore e madhe në luftë për dy vendet e para në Bundesliga II.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat