Klopp: Goli i Tottenhamit ishte në pozicion të parregullt

Futboll

Klopp: Goli i Tottenhamit ishte në pozicion të parregullt

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 11:08
Klopp: Goli i Tottenhamit ishte në pozicion të parregullt

Jurgen Klopp i gëzohet suksesit të Liverpoolit të tij në sfidën direkte për kreun e Premier League ndaj Tottenham me shifrat 2:1.

Golat e Salah dhe Firminos zhvlerësuan barazimin e përkohshëm të Son, në një ndeshje të cilën Liverpooli e luajti shumë më mirë se skuadra e Mourinhos.

Më pas Klopp theksoi se goli i Tottenham duhej anuluar ndërsa tregoi edhe detaje nga biseda me Jose Mourinhon në fund të ndeshjes.

“Zhvilluam një ndeshje të bukur ndaj një kundërshtari tepër të fortë. Ata shënuan, është e vërtetë që patën edhe dy raste të pastra, por, pavarësisht kësaj, ndeshjen e kontrolluam ne.

E merituam fitoren dhe jam i lumtur me suksesin ndaj Spurs. Mendoj se goli i Tottenham ishte në pozicion të parregullt, por nuk ka shumë rëndësi tani. Në përgjithësi ishte një ndeshje e bukur dhe jam i kënaqur me Firminhon. Luajti një takim shumë të mirë dhe kreu lëvizjet e duhura”, tha Klopp.

Biseda me Mourinhon në fund të ndeshjes? Asgjë serioze, ai shprehu mendimin e tij, nuk pati asnjë diskutim të nxehtë mes nesh”, deklaroi trajneri gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat