Shqipëria ishte më e forta

Futboll

Shqipëria ishte më e forta

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 19:17
Shqipëria ishte më e forta

Në Hungari vazhdojnë që të kenë një vlerësim të madh për Shqipërinë, shumë më ndryshe nga mënyra sesi interpretohet Kombëtarja jonë në Poloni. Së fundmi është kapiteni i hungarezëve, Nemanja Nikolics, që ndjek linjën e trajnerit të Kombëtares duke u shprehur se Shqipëria ishte kundërshtari më i fortë në vazon e katërt.

Në vazon ku gjendeshin kundërshtarë si: “Bosnja Hercegovina, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria, Israeli, Bjellorusia, Gjeorgjia dhe Luksemburgu”.

Kështu Nikolics është shprehur se kuqezinjtë ishin kundërshtarët më të vështirë në mesin e këtyre emrave, ndërsa nuk fsheh entuziazmin për t’u rikthyer në duelin me polakët.

“Sigurisht që u lumturova kur na ranë polakët, do të jetë bukur që të kthehem në Varshavë. Stadiumi kombëtar është fantastik dhe nëse na lejojnë kushtet, që të luajmë me tifozët që të stërmbushin shkallët e stadiumit. Një ekip jashtëzakonisht i mirë dhe Leëandoëski që është sulmuesi më i mirë në botë.

Anglia nuk ka nevojë për prezantim. Shqipëria ishte rivali më i fortë që mund të na binte nga vazo e katërt dhe sigurisht, Andorra me San Marinon që mbeten për t’u mos nënvlerësuar. Mjafton të përmendim vetëm ndeshjen e qershorit 2017 në Andorra. Nuk jemi favoritë, por një fitore kundër polakëve do të na jepte shtysë të madhe”, ka thënë Nikolics.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat