Kandidati për president i Barcelonës thotë se nëse PSG shkon për Messin, nuk mund ta ndalojnë

Futboll

Kandidati për president i Barcelonës thotë se nëse PSG shkon për Messin, nuk mund ta ndalojnë

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 18:09
Lionel Messi

Kandidati për president të Barcelonës, Agusti Benedito ka thënë se për shkak të financave, klubi nuk mund të ndalojë Paris Saint-Germainin në transferimin e Lionel Messit.

E ardhmja e yllit argjentinas është ende në dilema, pas një verë tejet befasuese me deklarata për largim nga Camp Nou.

PSG mund të tentojë transferimin e Messit në afatin e janarit, pasi kontrata e tij me skuadrën katalunase skadon në verën e vitit të ardhshëm.

“Gjëja e parë që ne duhet të bëjmë është që të bindim Messin që të qëndrojmë me ne, pasi nëse vije puna te financat, ne nuk mund të ndalojmë largimin e tij”, ka thënë Benedito.

“Kur dëgjova deklaratën e Neymarit se dëshiron të luajë me Messin, thash me vete që PSG është klub nga Katari, ata po organizojnë Kupën e Botës dhe janë një klub me gjendje të mirë financiare”.

“Nëse PSG e kërkon Messin, atëherë nuk do të jemi në gjendje të garojmë me ta, mirëpo unë shpresoj që Leo të qëndrojë me ne përgjithmonë”, ka shtuar më tej kandidati për president të Barcelonës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat