PSG me një super përforcim nga Serie A

Futboll

PSG me një super përforcim nga Serie A

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 09:10
PSG

Paris Saint-Germain ka identifikuar një përforcim të ri nga Serie A.

Christian Eriksen është duke kaluar ditë të vështira në Inter.

Mesfushori i ardhur si përforcim i madh nga Tottenham nuk është duke gjetur hapësirë të mjaftueshme për lojë në formacionin e trajnerit Antonio Conte.

Andaj, së fundmi kanë filluar të qarkullojnë spekulime se ai mund të largohet nga klubi, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Pas raportimeve rreth interesimit nga Premierliga, është hapur edhe një pistë e re, shkruan Corriere della Sera, transmeton lajmi.net.

Eriksen ka zgjuar interesim edhe nga Paris Saint-Germain.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat