Ronaldo nuk pushoi në bankë rezervë

Futboll

Ronaldo nuk pushoi në bankë rezervë

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 17:30
Ronaldo nuk pushoi në bankë rezervë

Këtë vikend, Juventus ishte mysafirë i Parmas në Serie A, ku arriti të regjistrojë një fitore me rezultat të thellë 0:4, ku golashënues ishin Dejan Kulusevski, Alvaro Morata dhe Cristiano Ronaldo me dy gola.

Në pjesë të dytë, Andrea Pirlo vendosi që ta zëvendësonte Ronaldon, kështu duke e larguar nga loja për t’ia liruar vendin Federco Chiesas në minutën e 82’.

Interesant është fakti që edhe pse u zëvendësua, Ronaldo nuk pushoi në bankë rezervë.

Ai filloi të bënte ushtrime për muskujt e barkut, dhe ushtrime me pesha, vetëm për të qenë aktiv dhe i gatshëm për sfidën e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat