Në garë për Haaland futet edhe klubi i madh anglez

Futboll

Në garë për Haaland futet edhe klubi i madh anglez

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 17:00
Në garë për Haaland futet edhe klubi i madh anglez

Manchester City është klubi tjetër i cili ka shprehur interesim të madh për të siguruar shërbimet e norvegjezit, raporton goal.

Sulmuesi Sergio Aguero ka pasur dhe po vazhdon të ketë probleme të shumta me lëndime në dy stinoret e fundit dhe zëvendësimi i tij ideal konsiderohet të jetë Haaland.

Pep Guardiola është një fans i madh i sulmuesve tipik dhe do të kerkojë të transferojë atë.

Klube të mëdha sikurse Bayern Munich e Barcelona janë lidhur me një transferim të mundshëm për yllin e Norvegjisë.

Se sa i suksesshëm po tregohet lojtari me Dortmundin tregon më së miri çmimi të cilin e ka fituar këtë vit, djaloshi i artë apo "golden boy".

Ai arriti që në një garë të ngushtë ta mposhtë fituesin e Ligës së Kampioneve Alphonso Davies dhe sulmuesin e Barcelonës Ansu Fati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat