Arteta 'i vë syrin' futbollistit të Real Madrid

Futboll

Arteta 'i vë syrin' futbollistit të Real Madrid

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 17:26
Mikel Arteta

Merkato nuk është hapur ende, por skuadrat kanë filluar të lëvizin.

Kështu, Arsenal po mendon të përforcohet në repartin e sulmit në merkaton e janarit. Trajneri i “topçinjve”, Mikel Arteta ia ka vënë syrin futbollistit të Real Madrid, Vinicius Junior.

Vinicius shihet nga tekniku spanjoll si njeriu ideali për skemën e tij dhe i ka kërkuar drejtuesve të ekipit anglez që të bëjnë të pamundurën për ta sjellë në skuadrë.

Megjithatë, Arsenal nuk do ta ketë të lehtë pasi Reali nuk ka ndërmend ta lërë kollaj futbollistin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat