Arrin marrëveshjen me Atleticon

Futboll

Arrin marrëveshjen me Atleticon

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 22:31
Arrin marrëveshjen me Atleticon

Maros Alonso është një dëshirë e madhe e trajnerit Antonio Conte te Interi, i cili pasi e drejtoi atë te Chelsea, tani dëshiron ta ketë edhe te zikaltërit.

Megjithatë e ardhmja e mbrojtësit të majtë, nuk do të jetë as në Itali as në Angli, pasi ka vendosur të rikthehet në Spanjë. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se lojtari ka arritur marrëveshjen për të kaluar te Atletico Madridi.

Simeone e ka kërkuar lojtarin te skuadra që drejton dhe duket se një marrëveshje është shumë afër.

Thuhet se palët kanë një akord për kalimin e Alonsos në Madrid në formën e huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit për 10 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat