Juventus në krizë, tifozët e kërkojnë Ronaldon si kapiten

Futboll

Juventus në krizë, tifozët e kërkojnë Ronaldon si kapiten

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 14:31
Cristiano Ronaldo

Gazeta italiane Tuttosport në ballinën e saj ka pasur një foto të Crisitano Ronaldos me mbishkrimin “CR7 është kapiteni”.

Juventus janë duke kaluar në një periudhë të keqe për momentin dhe tifozët e këtij klubi po kërkojnë që Ronaldo të emërohet si kapiten i skuadrës.

Portugezi, pas humbjes turpruese, 3-0 nga Fiorentina, tha se ekipi duhet të reflektoj mbi këtë situatë dhe të kthehemi akoma më të fortë.

“Nuk ka arsyetime për asgjë. Ne e dimë se duhet të japim më shumë nga vetja, në mënyrë që të luajm më mirë dhe në një mënyrë më të vazhdueshme. Ne jemi Juventus! Dhe nuk mund të pranojmë tjetër përpos ekselencës në fushë”, u shpreh 35 vjeçari në një postim të tij në rrjetin social instagram.

Juventus mbylli vitin kalendarik duke qenë jashtë zonës së Ligës së Kampionëve, duke u renditur kështu në pozitën e 6-të në tabelë.

Juventus përkundër që ka përfunduar ndeshjet për këtë vit, ata kanë një ndeshje më pak sesa lideri, Milan.

Ndeshja e ardhshme e Zonjës së Vjetër do të jetë më 3 janar kundër Udinese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat