Projekton shkëmbimin e sulmuesit zikaltër

Futboll

Projekton shkëmbimin e sulmuesit zikaltër

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 15:30
Projekton shkëmbimin e sulmuesit zikaltër

Gjatë pushimeve të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, Interi ka hedhur sytë tek merkato për të përforcuar kontigjentin e skuadrës së drejtuar nga Antonio Konte.

Skuadra zikaltër dëshiron një sulmues të aftë të zëvendësojë Romelu Lukakun. Interi kërkon që të largojë përsëri sulmuesin Andrea Pinamonti dhe për të afruar një tjetër sulmues me peshë.

Sipas “FcInterNews.it”, për Pinamontin është e interesuar Udineze por drejtuesit e skuadrës zikaltër dëshirojnë një shkëmbim midis huazimeve të Pinamontit dhe Kevin Lazanjës.

Një sulmues i fuqishëm në zonë dhe ideal për të zëvendësuar Lukakun. Mbetet për t’u parë pasi merkato ka hyrë në ditët e saj më të nxehta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat