Çmimi i Eriksenit u ul për 60 milionë euro

Futboll

Çmimi i Eriksenit u ul për 60 milionë euro

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 14:53
Çmimi i Eriksenit u ul për 60 milionë euro

Derisa Interi po kërkon ta "heqë qafe" Christian Eriksenin, është e qartë se klubi italian nuk do të përfitojë asgjë nga shitja e tij.

Përkundrazi, "Nerazzurrët" duhet të bëhen gati që të humbasin para.

Ai u transferua në Inter në fillim të këtij viti për 27 milionë euro dhe tani mund të largohet për dhjetë, maksimumi 15 milionë euro.

Sidoqoftë, është interesant fakti se Tottenhami kishte një ofertë prej 70 milionë eurosh nga Real Madridi për fantazistin danez.

Tani PSG-ja ofron 10 milionë euro për ta transferuar futbollistin.

Kjo do të thotë se çmimi i Eriksenit ka rënë shumë për një vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat