Premier League merr vendim nëse do të pezullohet sezoni

Futboll

Premier League merr vendim nëse do të pezullohet sezoni

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 22:29
Foto ilustrim

Premierligë ka konfirmuar se nuk ka në plan të ndërpresë sezonin 2020/21 edhe pas rritjeve të rasteve pozitive me COVID-19.

Pas anulimit të ndeshjes së Manchester City me Everton që u shty të hënën në mbrëmje për shkak të një shpërthimi me COVID në skuadrën e City, po raportohej se Premierligë po diskuton për të pauzuar për dy javë, mirëpo një gjë e tillë nuk do të ndodh. Të paktën jo tani.

Ndeshja mes Newcastle United kundër Aston Villa, në fillim të këtij muaji, ishte ndeshja e parë që u shty për shkak të koronavirusit, sigurisht pas rikthimit të futbollit.

Një lojë e tretë ndoqi shembullin sonte. Tottenham Hotspur ishte e gatshme të priste Fulham, por një numër testesh pozitive COVID në kampin e Cottagers rezultuan që ndeshja të ndërprehet vetëm katër orë para se të niste.

Pavarësisht nga rastet në rritje, Premierligë ka dalë për të hedhur poshtë çdo raport të një ndërprerje në veprim dhe tha se asnjë opsion i tillë nuk ishte diskutuar.

Deklarata tha: “Premierligë nuk ka diskutuar pushimin e sezonit dhe nuk ka në plan ta bëjë këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat