Një nderim i sinqertë për legjendën e futbollit

Futboll

Një nderim i sinqertë për legjendën e futbollit

Më: 1 janar 2021 Në ora: 02:09
Një nderim i sinqertë për legjendën e futbollit

Homazhi i Cristiano Ronaldos për Diego Armando Maradonën është postimi më i  ndjekur (popullarizuar) në Instagram për vitin 2020. Kjo konfirmohet nga “Billboard”.

Një nderim i sinqertë për legjendën e futbollit, i cili ka marrë më shumë pëlqime dhe komente në të gjithë botën. Postimi daton në nëntor, kur ish-futbollisti argjentinas u nda nga jeta. Ky dedikim i portugezit regjistroi mbi 19.7 milionë pëlqime. Në të shkruhej: “Unë i them lamtumirë një shoku, ndërsa bota përshëndet një gjeni të përjetshëm. Ai iku shumë shpejt, por askush nuk do ta harrojë kurrë Maradonën”.

Edhe një rekord tjetër për Cristiano Ronaldon, i cili në Instagram mbetet personazhi i famshëm më i ndjekur, me 249 milionë fansa. Në dhjetëshen më të mirë të renditjes së hartuar nga Instagram është edhe një postim tjetër i CR7: fotoja e ditëlindjes së tij pranë djalit Cristiano Junior dhe partneres Georgina Rodriguez. Ky moment renditet në vendin e nëntë të Instagram për vitin 2020, me 14.3 milionë pëlqime.

Në vendin e dytë të postimeve më të pëlqyera në Instagram gjejmë njoftimin për vdekjen e Chadwick Boseman, i cili mbërriti në profilin zyrtar të aktorit të njohur për rolin e Black Panther në lmat Marvel. Ky postim mori 19.1 milionë pëlqime.

Në vendin e tretë është sërish Maradona, konkretisht homazhet e Leo Messit, që fituan 16.4 milionë “like”.

Në vendin e pestë, një tjetër kampion botëror i sportit: LeBron James dhe homazhi i tij për kolegun e ndjerë, Kobe Bryant, i cili arriti në 15.5 milionë pëlqime.

Sidoqoftë, në dhjetë të parët, më e pranishmja është Kylie Jenner: ndikuesja dhe sipërmarrësja, motra e vogël e Kim Kardashian, ka pasur  shumë pëlqime me disa postime, përkatësisht në vendin e katërt, të shtatë, të tetë dhe të dhjetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat