Dhjetë klube shqiptare luajtën në Evropë – sukseset dhe dështimet e tyre në vitin 2020

Futboll

Dhjetë klube shqiptare luajtën në Evropë – sukseset dhe dështimet e tyre në vitin 2020

Më: 3 janar 2021 Në ora: 11:30
Dhjetë klube shqiptare luajtën në Evropë – sukseset dhe dështimet e tyre në vitin 2020

Klubet shqiptare si asnjëherë më parë ishin pjesë e dy garave evropiane si Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës.

Gjithsej dhjetë klube shqiptare ishin pjesë e këtyre garave, me emra si Drita, Gjilani, Prishtina, Tirana, Teuta, Kukësi, Laçi, Shkëndija e Tetovës, Renova dhe Shkupi.

Disa prej tyre kishin ecuri mjaftë të mirë, e disa ishin pafat, si Prishtina e cila nuk zhvilloi asnjë ndeshje shkaku i rasteve me COVID-19.

Kështu Teuta shkoi deri në turin e dytë, ku u eliminua nga spanjollët e Granadës.

Në të njëjtin tur Kukësi u eliminua nga gjermanët e Wolfsburg, ndërsa Laçi i shkoi pranë kualifikimit ndaj Hapoel Beer Sheva, por dështoi vetëm në minutat e fundit.

Në këtë fazë i dha lamtumirën Ligës së Evropës edhe Renova, që u mposht nga kroatët e Hajduk Split.

Shkëndija e Tetovës fitoi në Rumani ndaj Botosanit dhe Drita mposhti maqedonasit e Sileks, duke kaluar që të dyja në turin e tretë, ku edhe u eliminuan përkatësisht nga Tottenham dhe Legia Varshavë.

Gjilani fitoi në raundin paraeliminatore ndaj Tre Penne, ndërsa në raundin e parë pësoi nga Apoel.

Prishtina ishte gati të luante me klubin nga Gjibraltari, Lincoln, por rastet e shumta me coronavirus bën që ndeshja të anulohej.

Me pak fat në short, bardheblutë u katapultuan direkt në play offin e Ligës e Evropës, por ndonëse ishin vetëm 90 minuta larg fazës së grupeve, u mposhtën me rezultatin 3-0 në Bernë ndaj Young Boys.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat