Dërmaku zbulon bisedën me Rejën pas transferimit

Futboll

Dërmaku zbulon bisedën me Rejën pas transferimit

Më: 3 janar 2021 Në ora: 19:04
Dërmaku zbulon bisedën me Rejën pas transferimit

Kastriot Dërmaku është një nga mbrojtësit më të aktivizuar te Kombëtarja Shqiptare duke i dhënë siguri prapavijës së kuqezinjëve. Më herët ka qenë pjesë e Parmës në Serinë A atje ku sa herë është aktivizuar ka treguar gjithmonë nivel të lartë. Megjithatë trajneri do t’i jepte pak hapësira dhe për këtë arsye erdhi transferimi te Leçe.

Në një intervistë të fundit për mediat italiane, Dërmaku shfaqet i lumtur për shkakun se e ka bërë një zgjedhje të tillë. Madje duke theksuar se respekti i njerëzve te Leçe gjendet rrallë dhe kjo vjen e thënë nga një njeri që ka udhëtuar shumë.

“Pas nënshkrimit te Lecce, ishte momenti i ekipit kombëtar. Fatkeqësisht, sapo mbërrita në qytet, problemet e para u shfaqën: Covid 19, një dëmtim i muskujve. E gjithë kjo, nuk ka dyshim, më pengoi të jetoja realitetin tim të ri në 360 gradë, siç do të kisha dashur.

Thjesht mendo, deri më tani kam qenë në gjendje të bëj vetëm disa shëtitje nëpër rrugët e qendrës dhe mjaftooi të konfirmoja ato që më kishin thënë për këtë qytet dhe njerëzit e tij. Gjatë jetës sime kam pasur fatin të udhëtoj shumë por mund t’ju siguroj se mirësia dhe respekti i njerëzve të Leçes nuk gjenden kudo. Në vend e kuptova që bëra zgjedhjen e duhur.


Do të më pëlqente të isha në fushë kundër kampionëve të Monza-s, veçanërisht kundër Balotelli-t, të cilin e konsideroj si një nga talentet më të mira që ka pasur futbolli italian në njëzet vitet e fundit”, u shpreh Dërmaku.

Por çfarë i ka thënë trajneri i Kombëtares, Reja, mbi këtë lëvizje? Më herët Reja ka qenë pjesë e Leçes dhe vlerësimi mbetet ende i madh.

“Trajneri Reja më bëri komplimente: “Tani do të kesh mundësinë të luash më shpesh dhe është mirë për të gjithë”. Ndër të tjera, konkurrenca në ekipin kombëtar, veçanërisht në mbrojtje, është me të vërtetë e jashtëzakonshme dhe shpresoj të bësh mirë te Leçe që të fitosh një vend në Kombëtare”

Trajneri kishte fjalë vlerësimi për qytetin dhe për njerëzit e Salentos, dhe nënvizoi një aspekt të rëndësishëm: “Mos harro se të luash në Lecce është e barabartë me të luash në Serinë A”, u shpreh Dërmaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat