Thiago Silva flet për shkarkimin e Tuchel

Futboll

Thiago Silva flet për shkarkimin e Tuchel

Më: 4 janar 2021 Në ora: 12:31
Thiago Silva ka folur për shkarkimin e trajnerit Thomas Tuchel

Mbrojtësi i Chelsea, Thiago Silva, ka folur për shkarkimin e trajnerit Thomas Tuchel nga Paris Saint-Germain.

Thiago Silva, kur u largua nga PSG, kishte deklaruar se do të vazhdonte të ishte tifoz i klubit parisien edhe në të ardhmen dhe duke u nisur nga perspektiva e tifozit, ai dha mendimin e tij për shkarkimin e trajnerit, Thomas Tuchel.

Më parë, Silva kishte listuar Tuchel si njërin nga trajnerët që ka pasur më së shumti ndikim në karrierën e brazilianit.

“Ishte e parashikueshme që do të përfundonte kështu”, deklaroi ai për “RMC Sports”.

Sipas 36 vjeçarit, ndërrimi i trajnerit ishte opsion i mundshëm që një kohë tek PSG.

“Nuk e di tani, por duke parë situatën nga brenda, e dinim që do të mund të kishte situata që do të ndikonin në një ndryshim. Leonardo morri situatën në duar dhe bëri zgjidhjen e tij”, tha ai.

Silva foli edhe për zgjedhjen e re, trajnerin, Maurizio Pochettino.

“Është zgjedhje e mirë, ka bërë punë të mirë tek Tottenham. Mendoj që ka ardhur i motivuar, pas 20 viteve që ka veshur fanellën e klubit. Sigurisht që situata ka ndryshuar nga atëherë, por ai e njeh futbollin dhe ka në dispozicion lojtarë të klasit botëror”, perfundoi Thiago Silva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat