Shkaku i mungesës së parave ishte i gatshëm të punojë diçka jashtë futbollit, sot i ka të gjitha

Futboll

Shkaku i mungesës së parave ishte i gatshëm të punojë diçka jashtë futbollit, sot i ka të gjitha

Më: 4 janar 2021 Në ora: 19:37
Mërgim Vojvoda

Mërgim Vojvoda dikur e kishte quar ndërmend që jashtë futbollit të merret me diçka tjetër, çfarëdo pune, vetëm që të fitojë më shumë se që po merrte nga sporti që e do më shumë se gjithçka.

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, dikur merrte vetëm 600 euro në muaj dhe atë kohë, gjithçka i kishte shkuar nëpër mend.

Sot merr aq shumë sa ndoshta s’mund t’i numërojë dhe e ka pranuar se asnjëherë nuk e kishte imagjinuar që do të arrijë në këtë pikë në aspektin ekonomik.

“E them pa asnjë tabu, nuk do ta kisha imagjinuar kurrë që një ditë do të merrja paratë që marr sot. Në fakt, unë kurrë nuk jam mësuar të jetoj me të aq shumë. Unë nuk e harrojë që vetëm pesë vjet më parë, kur isha në Gjermani, kam jetuar me 600 euro në muaj në një dhomë të zymtë hoteli. Për disa javë pyesja veten nëse duhej të gjeja një punë të qëndrueshme jashtë futbollit. Jam krenar që kam besuar në veten time”, deklaroi Vojvoda.

Futbollisti  ka nënshkruar kontratë me skuadrën e Torinos dhe merr një shumë të konsiderueshme të parave.

Ai se fundi ka fituar çmimi lojtari më i mirë në Kosovë për vitin 2020, çmimi ky i dhënë nga FFK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat