Gazetari i Sky Sport thumbon Taren dhe Inzaghin për shqiptarin e Kosovës

Futboll

Gazetari i Sky Sport thumbon Taren dhe Inzaghin për shqiptarin e Kosovës

Më: 5 janar 2021 Në ora: 18:08
Gazetari i Sky Sport thumbon Taren dhe Inzaghin për shqiptarin e Kosovës

Vedat Muriqi deri tani nuk ka treguar asgjë te Lazio, të paktën për të justifikuar sadopak atë investim të madh prej 18 mln eurosh të bërë në verë.

Por, Inzaghi do të vazhdojë t’i japë besim, edhe pse reporteri i Sky Sport, Stefano de Grandis, kritikon këtë zgjedhje duke e quajtur “të pakutpueshme!”

“Do ta shpjegoj më mirë. Në kuptimin që Inzaghi e sheh qartë atë duke u stërvitur dhe e vlerëson. Unë jam reporter dhe e shoh vetëm në 90 minuta: në këtë moment nuk ka balotazh midis Caicedo dhe Muriqi. Njëri është një lojtar i Serie A që luan mirë futboll, tjetri lufton që të ketë vlerën e tij në fushë.

Nëse Tare këmbënguli aq shumë për ta pasur, edhe pse ata nuk i dhanë as ulje çmimi, padyshim që ai e njeh atë më mirë se unë dhe duhet ta pranoj.

Bëj një fjalim të përgjithshëm për atë që kemi parë deri më tani: Lazio ka marrë një qendër sulmues të fortë përpara për të ndryshuar në lojën në ajër.

Nuk mbaj mend një goditje me kokë nga Muriqi. Caicedo është i nënvlerësuar, ai është një nga sulmuesit më të mirë rezervë, ndoshta ai luan pak për shkak të problemeve të fizikut në 90 minuta, por kur luan ai e ka bërë rolin e tij në mënyrë perfekte”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat