Messi pranon çmimin për punën humanitare të tij

Futboll

Messi pranon çmimin për punën humanitare të tij

Më: 6 janar 2021 Në ora: 20:12
Messi

Argjentinasi është shpërblyer nga Sport me një çmim për punën e tij humanitare që ka bërë ndër vite me organizata të ndryshme.

Ai mori çmimin të emëruar “Vlerat Ndërkombëtare” që dhurohet nga Sport, e cila vlerëson punën e tij humanitare.

Messi, pasi që pranoi këtë çmim tha: “”Jam mësuar të marr çmime për fitoret e mia, për titujt e mi ose për rekordet e mia si lojtar, kjo është arsyeja pse, kjo njohje për vlerat e mia si person, është kaq e veçantë”.

Njëri ndër donacionet e fundit që Messi ka bërë, ka qenë në Argjentinë për të ndihmuar personat e prekur me Covid-19, një donacion prej 500 mijë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat