Reagon Mourinho

Futboll

Reagon Mourinho

Më: 9 janar 2021 Në ora: 12:08
Reagon Mourinho

Aston Vila luajti me skuadrën e të rinjve dje kundër Liverpulit pasi 10 lojtarë të skuadrës së parë dhe katër trajnerët janë të infektuar me Koronavirus.

Ndeshja e “Villains” kundër Totenhemit në Premier të mërkurën është në rrezik shtyrjeje dhe skuadrës së Murinjos i është anuluar dhe një tjetër ndeshje kundër Fulhamit për të njëjtën arsye.

Nëse do të përsëritet e njëjta histori, Zhoze Murinjo ka kërcënuar se “Spërsat” do të refuzojnë të luajnë dy ndeshje në mesjavë, ndërkohë që janë edhe në Ligën e Europës. “Nuk mund të na vendosin në një situatë të pamundur. Të kesh tri ndeshje të shtyra do të ishte e pamundur.

Është një moment që Premier Liga duhet të tregojë përgjegjësi. Nuk mund të na ndëshkojnë.

Nëse nuk luajmë me Aston Vilën, do të ishin tri ndeshje të shtyra dhe kjo është e pamundur. Për një skuadër që luan edhe në Ligën e Europës, tri ndeshje të shtyra është totalisht e pamundur, kaq mund të them”, tha portugezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat