Smith Rowe: Jam i kënaqur me golin, gjyqtari morri vendimin e duhur

Futboll

Smith Rowe: Jam i kënaqur me golin, gjyqtari morri vendimin e duhur

Më: 9 janar 2021 Në ora: 22:13
Emile Smith Rowe

Emile Smith Rowe ka dhënë mendimin e tij lidhur me fitoren e Arsenalit ndaj Newcastle në kuadër të FA Cup.

Smith Rowe shënoi në minutën e 109′, por para se të shënonte pati një rast të dyshimtë të cilin gjyqtari i ndeshjes nuk e konsideroi për karton të kuq.

20 vjeçari u shpall lojtar i ndeshjes, ai u shpreh i kenaqur dhe shprehi dëshirën e tij për të vazhduar me këtë formë.

“Isha teper i lumtur, ishte një lehtësim për mua që nuk u përjashtova nga loja, mendoj se ishte vendimi i duhur”, tha ai.

“Ishte ndeshje e vështirë, por në fund ia dolëm. Unë gjithmonë kam dashur të luaj për këtë klub, është mirë për të gjithë lojtarët e rinj që ka ardhur mundësia të luajmë”, tha Smith Rowe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat