Tjetër goditje për Strakoshën

Futboll

Tjetër goditje për Strakoshën

Më: 10 janar 2021 Në ora: 11:49
Tjetër goditje për Strakoshën

Vazhdojnë lajmet e këqija për portierin e Kombëtares, Thomas Strakosha. Ky i fundit pas një mungese të gjatë, për shkak të infektimit me Koronavirus dhe disa ndeshjeve në stol, u rikthye të luajë me Lacion vetëm në mesjavë, ndaj Fiorentinës.

Megjithatë lojtari nuk do të mund të  luajë ditën e sotme në ndeshjen  me Parmën.

Trajneri Simone Inzagi nuk e ka grumbulluar me pjesën tjetër të skuadrës dhe do ta ndjekë ndeshjen nga shtëpia.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, shkak për këtë mungesë është bërë një problem fizik që lojtari ka shfaqur së fundmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat