Mesfushori i kombëtares udhëton drejt Zvicrës

Futboll

Mesfushori i kombëtares udhëton drejt Zvicrës

Më: 10 janar 2021 Në ora: 17:51
Kamer Qaka

Mesfushori i kombëtares udhëton drejt Zvicrës, i bashkohet skuadrës që drejtohet nga ish-kampioni i botës

Mesfushori shqiptar Kamer Qaka do t’i bashkohet ekipit zviceran Sion.

Mesfushori i Kongsvingerit pëlqehet nga trajneri Fabio Groso, ndërsa raportohet se 25-vjeçari dhe menaxheri i tij po udhëtojnë drejt Zvicrës për të finalizuar transferimin.

“Tuttomercattoëeb” shkruan se marrëveshja mes palëve është mbyllur dhe Qaka do të prezantohet së shpejti në ekipin e ri.

Gjatë karrierës, Qaka ka luajtur në Norvegji dhe Rumani me klubet: Honefos, Raufos, Poli Iasi, Steaua Bukuresht, Kraiovan, etj. Me kombëtaren e Shqipërisë, ai është aktivizuar në 4 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat