Conte me mendjen te Juventusi

Futboll

Conte me mendjen te Juventusi

Më: 13 janar 2021 Në ora: 13:10
Conte me mendjen te Juventusi

Edhe pse luan ndaj një ekipi të Serisë A si Fiorentina, trajneri i Interit Antonio Conte duket se do të kryejë rotacion të madh për ndeshjen e sotme të Kupës së Italisë.

Përveç, Lautaro Martinezit, pjesa tjetër e ekipit është komplet stoli i zikaltërve. Për këtë takim, danezi Cristian Eriksen pritet të jetë në fushë që nga minuta e parë. Ndërsa, shans i jepet dhe Aleksis Sançezit dhe Ivan Perisiçit.

Në kampion “vjollcë”, trajneri Çezare Prandeli nuk ka në dispozicion veteranin Frenk Riberi për shkak dëmtimi.

Kujtojmë që Interin e pret të dielën një sfidë zjarri me Juventusin.

FORMACIONET E MUNDSHME

FIORENTINA (3-4-2-1): Terraçano; Milenkoviç, Kuarta, Kaseres; Venuti, Amrabat, Valero, Barreca; Kajehon, Kastrovili; Kuame. Trajner: Çezare Prandeli.

INTER (3-5-2): Radu; Shkriniar, Ranokia, Kolarov; Perishiç, Eriksen, Sensi, Galjardini, Jang; Sançez, Lautaro. Trajner: Antonio Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat