Jusufi dhe Tafa te Renova

Futboll

Jusufi dhe Tafa te Renova

Nga: K.Goca Më: 13 janar 2021 Në ora: 13:18
Jusufi

Trajneri Qatip Osmani synon që të përforcohet sa më shumë me Renovën nga Xhepçishti i Tetovës, për pjesën e dytë të kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

“Jusufi dhe Tafa lojtarë të rinj të Renovës. 

Renova u përforcua me Fatjon Jusufin dhe Arben Tafën për pjesën e pranverës të kampionatit vendas. 

Image

Tafa

Jusufi te ekipi nga Xhepçishti vjen nga radhët e Shkupit ku kaloi pjesën vjeshtore të kampionatit. 

Përveç Shkupit, krahu i majtë në karrierën e tij luajti edhe për Chiracin armen dhe Partizanin e Tiranës, ndërsa karrierën e tij e filloi në Renova.

Arben Tafa në Renova vjen nga Bellasica, dhe më parë ka luajtur për Struga Trim & Lum, Vëllazërimi dhe Horizont Turnovo”, shkruan “Ekipa.mk”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat