Kritikohet

Futboll

Kritikohet

Më: 14 janar 2021 Në ora: 13:25
Conte

Kjo e diel është një ditë e madhe për Serie A, pasi Interi pret Juventusin në “San Siro”. Ndeshja vjen me Milanin në vendin e parë, zikaltrit në të dytin, me tri pikë më pak; ndërsa “Zonja e Vjetër” në vendin e katërt, me katër pikë prapa të besuarve të Conte. Kujtojmë se Juve ka një ndeshje më pak.

Christian Vieri, Daniele Adani, Nicola Ventola dhe Antonio Cassano kanë folur për këtë ndeshje në bisedën e tyre javore në “Twitch”. Këto janë fjalët e ish-talentit barez, që si zakonisht bie më shumë në sy me ato që nxjerr nga goja. Si për përmbajtjen, ashtu edhe për mprehtësinë e mesazhit. Antonio Conte është objektivi kryesor i “Fantantonio”…

“Nëse Interi humbet ndaj Juves të dielën, ashtu si bardhezinjtë, nëse do të kishin humbur ndaj Milanit, ekziston një rrezik i konsiderueshëm i daljes nga lufta për titull. Juve, Atalanta dhe Roma i arrijnë zikaltrit, të gjithë me nga një ndeshje më pak. Milani luan kundër Cagliari dhe mund të arratiset me gjashtë pikë avantazh. Juve, nëse fiton, do të kërcënonte cilindo”.

Sulmi ndaj Conte
“Unë marr përgjegjësinë dhe shkoj drejt e në temë. A jemi të sigurt se Conte është një trajner i shkëlqyeshëm? Kujtoni pak Flick, Zidane, Koeman, Guardiola…

Nëse jeni një trajner kampion, askush nuk iu thotë jo lojtarëve të mëdhenj, por eja këtu. Nëse keni Xavi, Iniesta, Pirlo apo Xabi Alonso, një kampion mund të mos i shpëtojë kësaj. Por, me mungesën e lojtarëve cilësorë në mesfushë, duke marrë parasysh se është një trajner i punësuar për të luajtur mirë futboll, dhe se klubi i ka dhënë gjithçka që kërkoi… Ai merr 12 milionë euro dhe të gjithë thonë se është një trajner i shkëlqyeshëm…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat