Insigne ka një mesazh për Juventusin pas fitores ndaj Fiorentinës

Futboll

Insigne ka një mesazh për Juventusin pas fitores ndaj Fiorentinës

Më: 17 janar 2021 Në ora: 15:13
Lorenzo Insigne

Lorenzo Insigne është shprehur i lumtur me skuadrën e tij në fitoren 6-0 të Napolit ndaj Fiorentinës në kuadër të xhiros së 18-të të Serie A dhe paralajmëron skuadrën e tij për Juventusin.

Insigne shënoi dy herë ndërsa Napoli kërkoi të tre pikët në një lojë të dominuar kundër “La Viola”. Insigne është golashënuesi më i mirë për Napolin deri më tani këtë sezon.

“Unë jam i lumtur, jam krenar që arrita objektiva të shkëlqyera me këtë ekip, ne kishim nevojë për të fituar, ishte e rëndësishme të fitonim sot”, tha ai.

“Ne luajtëm një lojë të shkëlqyeshme si ekip. Ne e dimë që kemi bërë disa gabime në ndeshjet e mëparshme, por në futboll mund t’i kompensosh pas tre ditësh, kjo është gjëja e mirë. Shokët e mi të skuadrës dhe unë gjithmonë stërvitemi mirë gjatë javës, por të dielave ka edhe befasi që mund të ndodhin”, tha 29 vjeçari.

Kapiteni u ndal të flasë edhe për ndeshjen e Supercoppa Italiana që do të zhvillohet të mërkurën kundër Juventusit.

“Do të jetë një lojë shumë e rëndësishme, ne kemi ndjenja të mira, por ata janë kampionë të shkëlqyeshëm dhe ata do të japin më të mirën nga vetja e tyre. Por, ne do të përpiqemi të jemi gati” tha Insigne.

Insigne komplimentoi edhe trajnerin e Napolit, Gennaro Gattuso, i cili para dy ditësh iu dha pushim lojtarëve dhe i nxori për drekë.

“Trajneri është një njëri i shkëlqyeshëm, ai e di se kur është koha e duhur për të pushuar. Ndonjëherë është më mirë të kesh një ditë pushimi sesa të stërvitesh, tani duhet të japim më të mirën”, përfundoi Lorenzo Insigne.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat