Interi si në ditët më të mira, 'Zonja e Vjetër' kokulur

Futboll

Interi si në ditët më të mira, 'Zonja e Vjetër' kokulur

Nga: Kemajl Goca Më: 17 janar 2021 Në ora: 22:36
Interi si në ditët më të mira, 'Zonja e Vjetër' kokulur

Juventusi duarthatë nga "San Siro". Është humbja e dytë për Juven në kampionat nga 17 ndeshje e zhvilluara  deri me sot. 

Interi sikur në ditët më të mira, ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj kampionit në fuqi, Juventusi, në derbin e madh italian. 

Në minutën e 12-të, Barella harkon për bukuri, ndërsa Arturo Vidal me kokë, shënon gol të bukur në pjesën e epërme të djathtë. 

Image

Në minutën e 52-të, Bastoni pason për mrekulli një top të gjatë, ndërsa Nicolo Barella me hapa të shpejtë futet në 16-sh dhe me goditje të fuqishme shkundë këndin e epërm të majtë, 2:0. 

Ronaldo dhe Morata nuk mund të bënin asgjë  sonte kundër një ekipi të disponuar siç ishin zikaltrit. 
Interi përforcon vendin e dytë me 40 pikë pas 18 jave në Serie A, por ka një takim më shumë se lideri, Milani, që ka 40 sosh dhe Juventusi është në pozitën e pestë me 33 pikë.

Trajneri i Interit, Antonio Conte, sikur në qiellin e shtatë, ndërsa ai i Juves, Andreas Pirlo, pati një mbrëmje të keqe, duarthatë nga “San Siro”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat