Befason Klopp: Qëllimi ynë është të kualifikohemi për Ligën e Kampionëve

Futboll

Befason Klopp: Qëllimi ynë është të kualifikohemi për Ligën e Kampionëve

Më: 18 janar 2021 Në ora: 11:13
Jurgen Klopp

Menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka befasuar me deklaratën e tij pas barazimit 0-0 ndaj Manchester United.

Liverpool barazoi në “Anfield” ndaj Manchester United, duke dështuar të marrë kreun e tabelës, ndërsa “The Red Devils” tani janë shkëputur tre pikë dhe qëndrojnë në vendin e parë.

Duke folur për mediat pas ndeshjes, Klopp befasoi me deklaratat e tij.

“Unë e di punën time dhe e di çfarë duhet te bëj”, tha Klopp.

“Gjëja më e rëndësishme për ne është të kualifikohemi për Ligën e Kampionëve. Ky sezon do të jetë shumë konkurrues për katër vendet e para, kjo gjë është e sigurt”, përfundoi Jurgen Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat