Salah: Dua të qëndroj këtu por kjo varet nga klubi

Futboll

Salah: Dua të qëndroj këtu por kjo varet nga klubi

Më: 19 janar 2021 Në ora: 16:20
Mohamed Salah

Mohamed Salah këmbëngul se ai dëshiron të qëndrojë në Liverpool për aq kohë sa është e mundur, por tha se e ardhmja e tij është në duart e klubit.

Salah ngriti spekulime mbi të ardhmen e tij kur ai refuzoi të përjashtonte një lëvizje në Real Madrid ose Barcelona gjatë një interviste për gazetën spanjolle “AS” muajin e kaluar.

Sulmuesi nga Egjipti është kontraktuar me Liverpoolin deri në vitin 2023, por lojtari i vazhdon të jetë i lidhur me një largim nga stadiumin “Anfield Road”

Salah, i cili ka shënuar 17 gola në 26 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, tha se dëshiron të qëndrojë edhe më tutje në “Anfield”, përcjell KosovaPress.

 

“Nuk e di. Nëse më pyet, unë them se dua të qëndroj këtu për aq kohë sa mundem, por siç kam thënë më parë, ajo është në duart e klubit,” i tha ai kanalit norvegjez “TV2”.

“Unë gjithmonë do të jap 100 përqind deri në minutën e fundit që jam në këtë klub dhe dua të fitoj sa më shumë trofe që mundem.”

“Dhe unë dua t’u jap 100 përqind njerëzve, të cilët më tregojnë dashuri gjatë gjithë kohës.”, shtoi ai.

Pa fitore në katër ndeshje të Premier League, Liverpooli është i katërti në tabelë përpara se të presë Burnley të enjten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat